Tiranë, 30 Nëntor NOA - Rritet në gjashtë, numri i të vdekurve në aksidentin fatal që ndodhi rreth 40 minuta më parë në superstradën Fushë Krujë-Laç pranë fshatit Derven.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon nga vendngjarja se viktimat ishin duke udhëtuar me një autoveturë e markës "Benz", me targa TR 15 79 A e cila u përplas me një ambulancë të Krujës duke pasuar fatalitetin rrugor.
Deri tani konfirmohet emri i Vlash Sutit nga Laçi, rreth 50 vjeç, drejtues i automjetit të tragjedisë, kurse emrat e viktimave të tjera ende nuk janë konfirmuar.
Mësohet se pesë të vdekur i përkasin makinës tip "Benz" me banorë të Laçit dhe i gjashti, autoambulancës, por të dhëna të plota ende janë të pamundura.
Momentalisht, viktimat gjenden në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
e.r/NOA Vijon...