English

Zvicerianët u thonë "Jo" minareve në vendin e tyre: Janë simbol i pushtetit politik islamik

Zyrih, 30 nëntor, NOA - Përveçse 4 minareve ekzistuese, në terrenin e Zvicrës nuk do të lejohet të ndërtohet më asnjë tjetër.

Ky është vendimi më i fundit që kanë finalizuar zvicerianët duke votuar në favor të një amendamenti kushtetues për të ndaluar ndërtimin e minareve në vendin e tyre.

Ky rezultat në fakt ka tronditut komunitetin mysliman të Zvicrës, i cili përbën rreth gjashtë përqind të popullsisë së këtij vendi.

Ndërkaq, kanë qenë rreth 58 % e votuesve të cilët mbështetën nismën e udhëhequr nga Partia Nacionaliste zvicerane e Popullit, për të kundërshtuar ngritjen e minareve në Zvicërs, me argumentin se janë simbol i pushtetit politik islamik.

Në fakt, anketat e opinionit publik para zgjedhjeve parashikonin se masa do të hidhej poshtë dhe qeveria zvicerane nga ana e saj, u bëri thirrje shtetasve të saj të votonin kundër saj.

Por ja që njerëzit kanë votuar vërtet kundër minareve, duke mbështetur në këtë mënyrë nismën e propozuar nga partia nacionaliste popullore.

Â

Ndërkaq, shumë myslimanë kanë shprehur shqetësimin se një masë e tillë mund të përhapej në të gjithë Evropën, duke përfshirë Francën fqinje, e cila ka rreth pesë milion myslimanë, komunitetin më të madh islamik të Evropës perëndimore.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE