Prishtinë, 1 dhjetor NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot në takim, ambasadori i Kanadasë në Kosovë, rezident në Zagreb, Edwin Loughlin i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Sejdiu pasi i uroi mirëseardhjen ambasadorit Loughlin, e falënderoi atë për investimin e veçantë të Kanadasë në Kosovë për një kohë të gjatë, në periudha të mëhershme, por edhe aktualisht, dhe shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. Nga ana e tij, ambasadori Loughlin e uroi Presidentin Sejdiu për pavarësinë e Kosovës dhe u shpreh se vendi i tij pret që Kosova, si faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon, do të vazhdojë lëvizjen përpara drejt paqes.