English

Athinë, Meta takohet me homologun e tij grek, Jorgo Papandreu

Athinë, 1 dhjetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u prit sot nga homologu i tij i Greqisë, Jorgo Papandreu gjatë Këshillit Ministerial të OSBE që po zhvillohet në Athinë.

Meta dhe Papandreu vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qeverive si të shkëlqyera dhe u angazhuan për thellimin dhe konkretizimin e tyre të mëtejshëm.

Gjatë takimit u diskutua për agjendën e integrimit evropian të Shqipërisë, stadin e ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas pranimit të aplikimit për anëtarësim nga Këshilli i BE-së dhe rreth proçesit të liberalizimit të vizave.

Meta shprehu vlerësimin e Qeverisë shqiptare për vizionin e prezantuar nga Kryeministri grek Papandreu për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si një vazhdimësi dhe dinamikë e re e angazhimeve të Samitit të Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij Papandreu garantoi angazhimin e qeverisë greke për avancimin dhe konkretizimin e kësaj nisme, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë për proçesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe për vendimin e pritshëm gjatë vitit të ardhshëm për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u ra dakord për mbledhjen në një kohë të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, për të parë mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.Â

k.k/NOA

KOMENTE