English

Basha, në ceremoninë e KE-së me rastin e heqjes së vizave për 3 vende ballkanike

Bruksel, 1 dhjetor, NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar në Këshillin Europian me rastin e liberalizimit të vizave për tre vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, heqja e vizave shengen ndaj të cilave do të aplikohet duke filluar nga 19 dhjetori i këtij për mbajtësit e pasaportave biometrike. Ky vendim i rëndësishëm vjen pas një deklarate politike të Këshillit dhe Parlamentit Europian, në të cilën ftohet Komisioni të propozojë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën duke marrë parasysh progresin e këtyre vendeve, sidomos në fushën e sigurisë së dokumenteve, me qëllim liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana e tij, ministri Basha gjatë ceremonisë u takua me komisionerin për Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, Jacques Barrot, ministrin suedez të Migrimit, Tobias Billstrom si dhe homologët e tij të rajonit.

Gjatë pritjes, Basha duke uruar vendet të cilat përfituan nga vala e parë e liberalizimit, nënvizoi se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina shumë shpejt do t'i bashkëngjiten grupit të parë të fituesve, jo vetëm pasi procesi i liberalizimit të vizave, i lançuar në fillim të 2008, i cili me vonë u pasua nga propozimi i Komisionit në Korrik 2009, nuk mund të konsiderohet i përmbyllur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe sepse Shqipëria gati i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit.

Misionet e vëzhgimit që priten në mes të Dhjetorit, do të jenë në gjendje të prekin vetë progresin thelbësor të arritur nga Shqipëria në fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit të integruar të kufijve, si dhe në fokusin e treguar në drejtim të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe kundër krimit të organizuar.

Ministri suedez Billstrom nga ana e tij, duke vlerësuar se liberalizimi i vizave i sjell qytetarët e Ballkanit më pranë Europës, shprehu besimin se shumë shpejt Shqipëria dhe Bosnje- Hercegovina do t'i plotësojnë kriteret e mbetura dhe se edhe për këto dy vende një ceremoni e tillë do të kryhet shumë shpejt.

Ndërkohë zv.presidenti Barrot, duke nënvizuar se jemi në një moment shumë të bukur dhe se "Lisbona" ishte një sukses për qytetarët europianë, u shpreh se liberalizimi i vizave ka të njëjtën rëndësi për qytetarët e Ballkanit dhe shtoi se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina shumë shpejt do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, pasi këto vende kanë punuar shumë.

a.ymeraj/NOA

Â

Â

KOMENTE