Elbasan, 1 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar sërish sot kreun e opozitës, Edi Rama se po bën propagandë kundër Shqipërisë në BE.
Berisha ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan ku gjatë fjalës së tij nuk ka hezituar të hedhë akuza në drejtim të kreut të socialistëve, Edi Rama.
"Mafia e tokës është me e rrezikshmja në Shqipëri dhe do të përfundojnë në burg edhe "Aldo Baret" e tokave" theksoi sot Berisha.
Ai i bëri thirrje socialistëve të shohin investimet e kryera nga qeveria dhe më pas të merren me protestat,
Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk do të pengojë dot integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duke shtuar se ka mundësi të reja për në BE.
Më tej kryeministri foli edhe për manifestimin e qeverisë me 8 dhjetor.
k.k/NOA