Irlandë, 1 dhjetor NOA - Kërkesa e Irlandës për të marrë pjesë në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010, si pasojë e një skualifikimi të padrejtë për to, kujtojmë këtu prekjen me dorë të Henry, është refuzuar nga FIFA.
Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Jerome Valcke i ka shuar kështu shpresat e Irlandezëve për të qenë pjesëmarrës si skuadra e 33-të në këtë Botëror.
Ndërsa dje, vetë presidenti i FIFA-s Joseph Blater ka deklaruar se kërkesa e tyre është parë dhe ekzaminuar nga Komisioni Ekzekutiv i Botërorit, për të arritur në këtë përfundim.
Gjithashtu ai shtoi se kjo kërkesë ishte e pakuptimtë sepse përveç Irlandës do të kishte dhe shumë ekipe të tjera të cilat do të bënin të njëjtën gjë për të qenë pjesëmarrëse dhe këtu ka përmendur përfaqësuesen e Kosta Rikës.
Pavarësisht nga kjo gjë kjo çështje do të vazhdojë deri në prag të fillimit të Botërorit.
r.b/NOA