English

Cirku Shqiptar feston 50-vjetorin

Tiranë, 1 dhjetor NOA - Nëntori i vitit 1959 shënon lindjen e Cirkut Shqiptar me shfaqjen "Shkopi magjik" ku dalloheshin artistët Ali Duma, Telat Agolli, Skender Plasari, Vitore Rasha, Bjaram Kurti, Arjan Miluka, Pineu Shkurti. Regjia u realizua nga Mihallaq Luarasi me një program I cili u vlerësua inkurajuese nga publiku.

Duke iu rikthyer premierës së parë "Shkopi magjik" Qendra Metropolitane e Tiranës do të organizojë shfaqjen premierë në arenën e cirkut të titulluar "Qielli pikon yje", e cila do të jetë finalizimi i dy ditëve të mbushura me aktivitete të larmishme me rastin e 50-vjetorit të Cirkut, e cila do të mbledhë forcat më të mira krijuese të këtij institucioni në datat 13 dhjetor dhe më 26 dhjetor do të jetë shfaqja e fundit e cirkut për vitin 2009 me titullin "Duke kaluar ylberin".

Në këtë shfaqje do të risillen disa nga numrat më të realizuar dhe me shkallë më të lartë rreziku si numrat "Shkalla në Ekuiliber", "Vertikale me rrëshqitje", "Bambuja" etj.

Kjo shfaqje përveç artistëve me përvojë si: Fitnete Duro, Kujtim Dumi, Fatos Alla, Sokrat Buzo, Pranvera Sallata, do të prezantojë edhe emrat premtues të cirkut të sotëm si: Manushaqe Mullai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina Madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro, etj.

Sot pas 50 vjetësh cirku vazhdon të joshë publikun me numrat e larmishëm që ofron duke filluar nga numrat akrobatike, ekuilibrit, numrat e ajrit, zhonglerët, klounët etj.

Duke vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve, mjeshtërve të profileve të ndryshme dhe duke ndjekur hopet cilësore të zhvillimeve të reja në arenën e cirkut, Qendra Metropolitane do të bëhet për dy ditë, në datat 10 dhe 11 dhjetor, një arenë e vërtetë e shkëmbimeve artistike.

Për të festuar 50-vjetorin e Cirkut Shqiptarë do të mbahen sesione shkencore, ekspozita fotografike, do të dekorohen artistët që kanë lënë gjurmë në historinë e gjatë të cirkut të vetëm ballkanik.

Sesioni shkencor do të mbahet nga Kujtim Dumi, Fatos Roshi dhe Pavllo Sallata në studimet e të cilëve do të trajtohet ecuria e cirkut në varësinë bashkiake dhe perspektiva e tij, periudha e tranzicionit të cirkut dhe përshtatja me sistemin e ri.

"Ky moment i rëndësishëm i këtij përvjetori na jep mundësinë të shohim edhe përballjen me përvojat e artistëve të cirkut jashtë vendit" thotë mjeshtër Kujtim Duni.

Ekspozita fotografike do të sjellë stendat e prezantuara në arenën e cirkut në ciklet : "Fillimet e Cirkut", "Zhvillimi në gjirin e Estradës", "Aktiviteti në Çadër '76-'90" dhe "Cirku pas viteve ‘90".

m.s/NOA

Â

KOMENTE