Elbasan, 1 dhjetor NOA - Antidroga e policisë së Elbasanit ka zbuluar sot 1 kilogram heroinë në një makinë të braktisur.
Droga u gjet sot pasdite në qytetin e Elbasanit në një automjet me targa VL 50 70 C.
Burime nga policia thanë se në momentin që u gjet heroina, automjeti ishte braktisur nga pronari i saj.
Ende nuk dihet emri i poseduesit të mjetit ndërsa policia thanë se po kryen verifikimet për identifikimin e tij.
Dyshohet se pronari i makinës ka diktuar operacionin e policisë për të zbuluar heroinën ndaj dhe ai për t'i shpëtuar prangave ka braktisur makinën.
Policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për transportimin e një sasie prej 1 kilogram heroinë që do të kryhej ndaj dhe u vu në lëvizje për bllokimin e saj.
k.k/NOA