English

Hyseni: Haga do të rikonfirmojë pavarësinë e Kosovës

Hagë, 1 dhjetor NOA - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar sot në seancën gjyqësore në Hage se në fund vendimi i GJND-së do të jetë në mbështetje të pavarësisë.

"Ajo që dëgjuam ishte vetëm rikonfirmim i së drejtës së rastit të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës", tha Hyseni për mediat, pas fjalës së tij në seancën gjyqësore që u zhvillua sot në Hage, ku foli përfaqësuesi i Serbisë, Dushan Batakovic. Sipas shefit të diplomacisë së Kosovës, qeveria ka besim të plote tek vendimi i gjykatës, e cila sipas tij do të jetë e pavarur në vendimet e saj. "Ne jemi të sigurt se gjykata në fund do ta rikonfirmojë vullnetin e Kosovës për të qenë e pavarur dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi", ka theksuar Hyseni. Por pavarësisht bindjes se ministrit të Jashtëm të Kosovës se gjykata do të njohe vullnetin e kosovarëve, Batakovic përfaqësuesi i Serbisë gjatë fjalës së tij, kundërshtoi pavarësinë pasi sipas tij Kosova është djepi historik i Serbisë.

Sipas Hysenit, pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është i hapur për bisedime me Serbinë për çështje teknike.

k.k/NOA

KOMENTE