English

Itali, gripi i derrit shkakton vdekjen e një fëmije 2-vjeç

Leçe, 1 dhjetor NOA - Një fëmijë 2-vjeçar është viktima më e fundit e gripit të derrit në Itali.

Virusi A/H1N1, ka shkaktuar dje vdekjen e një fëmijë dyvjeçar i cili prej dy ditësh ndodhej i shtruar në spitalin e Leçe-s në Itali.

Sipas mediave italiane fëmija kishte shfaqur shenjat e gripi dhe menjëherë u paraqit në spital të shtunën e javës së kaluar.

Fëmija ka pasur temperaturë të lartë duke kaluar në gjendje kome dhe pasi u mbaj për disa orë në jetë me aparatura, vogëlushi ndërroi jetë.

k.k/NOA

KOMENTE