English

Nis në Hagë gjykimi i pavarësisë së Kosovës, serbët po mbrojnë veten e tyre

Hagë, 1 dhjetor, NOA Update- Ka nisur tashmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë debati mbi interpretimin juridik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Procesi i iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është hapur nga përfaqësuesi i Serbisë, Dushan Batakoviç. Mësohet se Batakoviç, i cili mban aktualisht postin e ambasadorit serb në Francë, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme dhe se ajo sfidon rendin ligjor ndërkombëtar. Duke e cilësuar Kosovën "djepi historik i Serbisë", ai ka vijuar me argumentat se përse nuk duhet të legjitimohet pavarësia e saj nga GJND.

Pas tij do të flasin edhe përfaqësues të tjerë serbë, seanca e të cilëve është parashikuar të zgjasë për 3 orë të tëra. Ndërkaq, pas një pauze pushimi, në orën 15:00 do të fillojë për tre orë rresht prezantimi i argumenteve të Kosovës pro pavarësisë së saj ku fjalën e hyrjes do ta mbajë ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.

Ndërsa pas tij, Kosova do të prezantohet nga ekspertët dhe këshilltarët ndërkombëtarë Majkëll Vud, Daniel Myler dhe Shën Marfi. Kjo procedurë do të vijojë e tillë deri në datën 11 dhjetor, ditë të mbushura këto me dëgjime dhe deklarime të shteteve që janë pro ose kundër pavarësisë së Kosovës. Sipas një llogaritje, nga 29 vende që do të dëshmojnë në Hagë 15 janë në anën e Kosovës, ndërsa 14 në anën e Serbisë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE