English

PD: Rama po i përdor zonjat e PS-së për mbulimin e akteve të dhunës ndaj femrave

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vazhdon të jetë i papërmbajtur në dhunimin e familjes dhe të vlerave të saj.

Me një deklaratë të tillë, ka dalë sot para publikut Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Sipas saj, denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, Rama u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare, duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e t'u thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qenkan aspak dhunim i familjes.

"Z.Rama, duhet të të rikujtojmë se nxjerrja e partneres nudo në plazhe publike është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm në çdo vend të lirë të botës; se akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe mohimi i kafshatës së gojës fëmijës tënd nëpërmjet këtij preteksti e akuze dhe se rrahja publike e partneres tjetër si dhe aktet e dhunës ndaj familjarëve të tu nuk janë akte private por akte të shëmtuara me përgjegjësi të rëndë publike dhe ligjore", i është drejtuar Mëhilli në emër të selisë blu kreut të Partisë Socialiste.

Në fund, ajo ka shtuar se PD denoncon keqpërdorimin që Rama u bën zonjave të PS, duke i përdorur ato si avokate të dhunës çnjerëzore.

n.e/NOA

KOMENTE