English

PS, Beqja: Qeveria, bashkëpërgjegjëse direkt në rritjen e çmimit të energjisë

Tiranë, 1 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka akuzuar sot qeverinë si përgjegjëse direkt për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

"Të tre operatorët që mundësojnë furnizimin me energji elektrike për shqiptarët, janë vënë në garë kush do të rrisë më shumë çmimin e energjisë. Rritja e kërkuar nga të tre së bashku është më e madhe se 50 % e çmimit aktual.

Përveç shtrenjtimit të çmimit të energjisë, familjarët do të paguajnë një shtesë fikse 1 mijë lekë në muaj, ndërsa bizneset do të paguajnë një shtesë 20 mijë lekë në muaj" tha Beqja.

Sipas tij, qeveria shqiptare është bashkëpërgjegjëse direkt në rritjen e çmimit të energjisë sepse është pronare e kompanisë së prodhimit - KESH dhe e kompanisë së transmetimit - OST.

"Sali Berisha përdori gjuhën e urrejtjes për të nxjerrë nga goja e tij shpifje monstruoze e duke hyrë me dhunë në familjet e shqiptarëve.

Shtrenjtimi i çmimit për bizneset do të rrisë kostot e prodhimit. Kosto më të larta do të thotë më pak prodhim. Më pak prodhim do të thotë më pak punësim.

Më pak punësim do të thotë më shumë papunësi, do të thotë më shumë varfëri, do të thotë thellim i krizës.

Duke mos hapur kutitë Sali Berisha vërteton se qeveria e tij është ilegjitime.

Vetëm një qeveri ilegjitime nuk interesohet për interesat e qytetarëve të saj.

Sali Berisha ka vetëm një zgjidhje: të hapë kutitë. Pa hapur kutitë nuk do të ketë zgjidhje, por vetëm zgjedhje" përfundoi Beqja.

k.k/NOA

Â

KOMENTE