English

"Spanja në Kaleidoskop" udhëton nëpër Shqipëri

Tiranë, 1 dhjetor NOA - Java e filmit spanjoll do të udhëtojë drejt Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Përfshirë në Vjeshtën Kulturore Spanjolle 2009, cikli "Spanja në Kaleidoskop" ka qenë i pranishëm në shumë qytete të Shqipërisë si Pogradeci, Durrësi, Berati, Vlora, Shkodra, etj.

Cikli synon të përfshijë këndvështrime dhe vizione të ndryshme të kinemasë aktuale spanjolle, përmes një udhëtimi në diversitetin gjeografik dhe kulturor që përcakton Spanjën.

"Spanja në Kaleidoskop" projekton katër filma: Mar Adentro (Deti brenda) i Alejandro Amenabar (2004); Azul Oscuro Casi Negro (Bojëqielli e errët, thuajse e zezë) i Daniel Sánchez Arévalo (2006), Soldados de Salamina (Ushtarët e Salaminës) i David Trueba (2006) dhe Tierra (Tokë) i Julio Medem (1996).

m.s/NOA

Â

KOMENTE