English

Studimi: Ngrënia e mëngjesit na mban trupin në formë dhe largon kilet e tepërta

Londër, 1 dhjetor, NOA - Shumë persona dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjesin, duke menduar se kjo do t'i ndihmojë ata për të patur trupin në formë e për të mbajtur kilogramët e tepërt nën kontroll.

Por kjo është mjaft e gabuar, dhe për mjekët asgjë nuk mund të konsiderohet si më mizore sesa mosmarrja e vaktit të mëngjesit për shëndetin tonë.

Konfirmim vjen nga një studim i ri i udhëhequr nga hulumtuesit e "King's College" në Londër, sipas të cilëve ngrënia e mëngjesit jo vetëm që ndihmon për të humbur në peshë, por të heq edhe kilogramët e tepërt duke mbajtur trupin tuaj në formë.

Ata kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të bëjmë një mëngjes të mirë.

Tashmë disa studime kanë konfirmuar se një dietë e shëndetshmë që përfshin drithërat mund të na mbrojë kundër shumë sëmundjeve të tilla si diabeti, zvogëlim i rrezikut të sëmundjeve të zemrës apo trashje që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të përshtatshme të sheqerit në gjak. "Ne gjetëm dëshmi mbështetëse për faktin se ata që hanë mëngjes arrijnë të ruajnë nivelin e yndyrës të paprekur në gjak, pasi nuk detyrohen të hanë rëndë në vaktet e tjera", thotë dr. Katrina Campbell në "King's College".

Sipas saj, njerëzit të cilët dalin pa ngrënë mëngjes janë 4,5 herë më shumë në rrezik për t'u trashur se ata që e hanë atë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE