English

Tenis, Davidenko shpallet fituesi i Masters ATP

Londër, 1 dhjetor NOA -Nikolai Davidenko është fituesi i ATP World Tour Finals 2009.

Kështu, në turneun ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë të botës ka dalë për herë të parë fitues një rus.

Pasi eliminoi në gjysmëfinale numrin një të botës Roger Federer, Davidenko fitoi bindshëm finalen në "Arenën O2" në Londër përballë tenistit Argjentinas Juan Del Porto.

Ndeshja finale përfundoi me këtë rezultat: 6 - 3, 6 - 4, në favor të rusit dhe u mbyll për një periudhë kohore 1 h e 24'.

Një fitore bindëse dhe tepër e merituar nga Nikolai i cili i shfrytëzoi mjaft mirë gabimet e pakta të kundërshtarit Argjentinas, i cili vjet u shpall kampioni i US Open.

Duhet thënë që ndeshja nisi mjaft e ekuilibruar deri në lojën e nëntë ku rusi gjeti momentin e përshtatshëm për shkëputjen e tij të parë, gjë që i dha dhe sigurinë për fitimin e ndeshjes.

r.b/NOA

KOMENTE