English

Zv/Presidenti i KE, Berishës: Jemi gati të ndërmarrim nismën për heqjen e vizave

Tiranë, 1 Dhjetor NOA - Autoritetet e Komisionit Evropian janë gati që të ndërmarrin nismën për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe propozimi do të bëhet në një kohë shumë të shpejtë, me qëllim zbatimin e vendimit brenda muajve të ardhshëm.

Pohimi është bërë nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Sigurinë dhe Drejtësinë, Zhak Barrot i cili zhvilloi sot një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, - i thanë agjencisë së lajmeve NOA, burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë bisedë, Kryeministri Berisha njohu Zëvendëspresidentin Barrot me arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për shqiptarët.

"Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Barrot, vlerësoi lart arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave", citohet z.Barrot nga burime zyrtare të qeverisë shqiptare.

Z. Barrot, garantoi Kryeministrin Sali Berisha, për mbështetjen e tij të plotë për heqjen sa më shpejt të vizave për shqiptarët.

Kurse Kryeministri ynë, falënderoi me mirënjohje zv/Presidentin Barrot, për mbështetjen e tij.

e.r/NOA

KOMENTE