English

Bashkia e Tiranës në protestë, Rama: Qeveria larg duart nga pushteti vendor

Tiranë, 2 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një protestë ku kreu i saj, Edi Rama kërkoi autonominë e pushtetit vendor.

Në protestën e zhvilluar sot rreth orës 16:00 në qendër të kryeqytetit, ka mbajtur një fjalim kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij i bëri thirrje qeverisë të mos fusë duart të autonomia e vendorit.

Sipas Ramës qeveria ka hequr fondet për shërbimet ndërsa ka kërkuar prej saj të anulojë vendimin për bizneset e vogla.

"Na janë hequr fondet për shërbimet nuk duam të na ndalojnë shërbimet" tha Rama duke kërkuar të aplikohen taksa të ndara.

Më tej Rama shtoi se Berisha ka kërkuar shkurtime të pakonceptueshme.

Duke thënë se Bashkia i ka shëndërruar pamjen Tiranë, Rama tha se nesër Bashkia do të jetë sërish në protestë.

Më tej ai foli për vendimin e Berishës duke thënë se humbja që i shkakton ky vendim është një vlere të barabartë 10 shkollave të reja ose mbi 23 çerdhe të reja.

"Biznesmenët e vegjël që janë sot në shënjestër të Berishës janë edhe të majtë edhe të djathtë por mbi të gjitha janë qytetarë që po punojnë për të sigluara bukën dhe kërcënohen nga falimentimi për shkak të qeverisjes së gabuar të Berishës" tha Rama.

Rama tha se sot po protestohet për të drejtat kushtetuese për familjet e qytetarëve që mbahen me rrogën e kërcënuar se fundmi fare padrejtësisht nga Sali Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE