Nga Rajmona Lajthia
Tiranë, 2 dhjetor NOA - Kompania Çez Albania, e cila ka privatizuar sistemin e shpërndarjes së energjisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me hetimin që Komisioni Evropian ka nisur në selinë e saj qendrore.
Sipas njoftimit zyrtarë të kompanisë hetimi i nisur është në përputhje me rregullat në fuqi dhe se ai vjen për shkak të rritjes që ka pësuar grupi Çez.
Më poshtë është teksti i plotë i deklaratës së lëshuar nga zyra e Çez-it në Tiranë:Â
Â
Më datën 24.11 në orët e para të mëngjesit në zyrat e drejtorisë ÇEZ në Pragë dhe në adresën zyrtare të shoqërisë së minierave të Çekisë Veriore të grupit CEZ, u paraqiten punonjësit e inspektimit të Komisionit Evropian, duke i dorëzuar përfaqësuesit të kompanisë urdhrin e komisionit sipas të cilit kompania duhet ti nënshtrohej kontrollit bazuar në ligjin nr. 20Â paragrafi 4 urdhëresa 1/2003 dhe menjëherë nisën kontrollin. Komisioni Evropian e justifikoi kontrollin duke dhënë arsyen se ka informacion që ÇEZ mund të ketë tentuar të kufizojë zhvillimin e konkurrencës midis kompanive në tregun e energjetikës.
Më konkretisht u tha se ÇEZ mund të kishte krijuar pengesa në projektet e prodhuesve konkurrent të energjisë dhe që mund të jetë i implikuar në kufizimin e tregtisë së qymyr- gurit ose që mund të ketë manipuluar çmimet në tregun çek të energjetikës.
Ky kontroll vjen si rrjedhojë logjike e rritjes së ÇEZ, i cili sot është pjesë e kompanive më të mëdha të energjetikës dhe për këtë arsye ndodhet nën një mbikëqyrje të rreptë. Komisioni Ecropian në të njëjtën mënyrë ka ushtruar kontroll dhe mbi 20 kompani të tjera energjitike në 6 shtete, së fundmi në mars të vitit 2009 realizoi kontrollin e rreptë në gjigantin Electricité d'France në Francë.
Para një viti u inspektua gjithashtu kompania gjermane EON.
Sipas drejtuesve të kësaj kompanie të gjitha veprimet e kryera në tregun e energjetikës janë në përputhje me të gjitha ligjet, rregullat dhe etikën.
Duke marrë në konsideratë se Komisioni Evropian disa herë është shprehur se tregu ne Republikën Çeke është nga më të hapurit në Komunitetin Evropian, mendojmë se edhe ky inspektim do te dali me te njëjtin përfundim.
Prandaj këtë kontroll e mirëpresim dhe e shohim si një mundësi për ti dhënë fund spekulimeve te përhapura nga konkurrentet tanë dhe nga kompanitë me të cilat jemi në kontradikta tregtare
r.l/NOA