Tiranë, 2 dhjetor NOA - Gjykata e Lartë ka liruar sot Irgen Selfon, truprojën e biznesmenit Rezart Taçi, i cili u akuzua se rreth tre javë më parë dhunoi gazetarin Mero Baze.
Gjatë seancës së sotme, Gjykata e Lartë vendosi të ndryshojë masën e sigurisë së Selfios duke e lënë në "detyrim paraqitje".
Mësohet se kjo gjykatë vendosi që hetimet ndaj të akuzuarit të kryhen në gjendje të lirë.
Selfo u akuzua e se dhunoi në mesin e muajit nëntor gazetarin Mero Baze, ndërsa bashkë me të u arrestua dhe biznesmeni Rezart Taçi i cili u lirua një javë më pas.
k.k/NOA
Â