Bruksel, 2 dhjetor, NOA - Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka refuzuar kërkesën e Federatës Irlandeze që ta përfshijë Irlandën si përfaqësuesen e 33-të në finalet e kampionatit të ardhshëm botëror, "Afrika e Jugut 2010".
Kjo pasi Irlanda u eliminua nga Franca pas një goli të shënuar nga Uilliam Gallas, ndërsa u tha se Thierry Henry e kishte prekur topin paraprakisht me dorë para se të futej në rrjetë.
Federata Irlandeze e Futbollit menjëherë ka reaguar për pranimin e këtij goli dhe ka kërkuar menjëherë kthimin mbrapsht të anullimit të vendimit nga FIFA.
Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, ka deklaruar se diçka e tillë është e pamundur pasi kjo do të ndryshonte gjithë skemën e ekipeve pjesëmarrëse në
Botërorin "Afrika e Jugut 2010", pasi dihet se ajo përbëhet nga 32 ekipe dhe nuk ka vend për një të 33-të.
n.e/NOA