Tiranë, 2 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka akuzuar rëndë sot kreun e opozitës, Edi Rama duke e quajtur atë vulgar që tenton të djegë Shqipërinë dhe përdhunues.
"Ne s'jemi marrë më gratë e Ramës, por gjuha e tij na detyron të reagojmë.
 Rama është përdhunues", deklaroi sot Gjana në një prononcim për shtyp nga selia e PD.
Por gjatë deklaratës së tij demokrati Gjana ka akuzuar dhe deputeten socialiste Arta Dade që sipas tij, ajo ka bashkëpunuar me bandën e Aldo Bares dhe tani ka për detyrë t'i dërgojë të arrestuarit cigare në burg.
Sipas Gjana Arta Dade ka në shtabin e saj elektoral, dy anëtarë të Bandës së Lushnjës që drejtohej vite më parë nga Aldo Bare.