Elbasan, 2 dhjetor, NOA - Ndërsa fshihin lëndë narkotike të llojit heroinë në makinë, tre të rinj kanë shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në qendër të Elbasanit me makinën e tyre kur po tentonin t'i shpëtonin ndjekjes së policisë.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave teksa ata u bënin thirrje të rinjve për të ndaluar e zbritur nga automjeti, ata janë përplasur me disa makina të parkuara dhe një shtyllë elektrike, duke përfunduar të bllokuar.
Falë këtij pozicioni, policia ka mundur të vërë në pranga Bekim Dashin, Aldo Preçin, Armand Tafajn dhe Qamil Pëllumbin, të cilët kishin fshehur në makinën e tyre 260 gram heronië dhe ishin në kërkim të shitjes së saj.
Forcat e policisë sqarojnë ndërkaq, se automjeti me të cilin ata lëviznin ishte një Opel me targa VL 5070 C, i kapur në vendin e quajtur përpara lokalit "Piazza" në Elbasan.
Ato shtojnë ndërkaq se i ndaluari Bekim Dashi akuzohet edhe për kryerje të marrëdhënieve seksuale më të miturën Q.P, 15-vjeçe.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Marrëdhënie seksuale me të mitur", të cilat parashikohen nga nenet 100 e 283 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â