English

"Kokaina", lirohet edhe Arben Përballa me vendim gjykate

Tiranë, 2 Dhjetor NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi pasditen e sotme të lirojë nga qelia Arben Përballën, i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtare të lëndëve të forta narkotike.

Burime zyrtare nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se Arben Përballa u lirua me kusht nga gjyqtari Ilir Çeliku.

Mësohet se vendimi nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, erdhi pasi Përballës

i kishin mbetur disa muaj vuajtje dënimi në kushte qelie dhe tani ai do të jetë i lirë por nën vëzhgim për moskryerje veprash penale deri në përfundimin e plotë të kohës së dënimit.

Më herët, më 20 maj 2009, nga gjyqtari Arben Micko, ishte liruar edhe Sokol Koçiu që njihet si kreu i organizatës së trafikut të kokainës.

Në muajin prill të vitit 2003, Koçiu u dënua nga Gjykata e Rrethit të Tiranës me 15 vjet heqje lirie. Po ashtu u dënua Arben Përballa me 15 vjet burg dhe Frederik Durda me një vit vuajtje dënimi më shumë.

Në procesin "Kokaina" u dënua edhe Mentor Hadërgjonaj, me shtatë vjet heqje lirie.

e.r/NOA

KOMENTE