English

Kryeministri Berisha takohet me ambasadorin e SHBA-së, Withers

Tiranë, 2 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha është takuar sot më ambasadorin amerikan John Withers.

Mesohet se takimi "kokë më kokë" është zhvillur në vilën 31, në ish- zonën e bllokut në Tiranë. Ende nuk dihen detaje rreth këtij takimi por burimet thonë se Berisha dhe Withers kanë diskutuar për situatën më të fundit politike në vend.

Pikërisht sot kur ultimatumi dhjetëditor që opozita vendosur për hapjen e kutive skadoi, është zhvilluar dhe takimi mes kreut të qeverisë dhe ambasadorit të SHBA-së, Withers. Sot rreth orës 19:00 pritet të dalë në konferencë për shtyp kryeministri Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE