English

Kryeministri Berisha u takua sot me një përfaqësi të Parlamentit Rinor Evropian

Tiranë, 2 dhjetor, NOA - Kryeministri Berisha takoi një përfaqësi të Parlamentit Rinor Evropian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të Forumit të Parlamentit Rinor Evropian, për zhvillimin e të cilit këtë vit u zgjodh Shqipëria.

Në këtë takim merrnin pjesë të rinj nga Polonia, Anglia, Holanda dhe Shqipëria.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i përgëzoi përfaqësuesit e Parlamentit Rinor Evropian për këtë eveniment kaq të rëndësishëm, i cili shërben për një shkëmbim të frytshëm idesh dhe eksperiencash mes të rinjve nga e gjithë Evropa, për formimin dhe konsolidimin e një syri kritik mbi shoqërinë dhe politikën si dhe për njohjen e potencialeve dhe historisë së vendit tonë.

Ai  shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të mbështetur iniciativa të tilla si dhe i njohu të rinjtë me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në arsim, me masat e marra në kuadër të "Shqipërisë në moshën dixhitale", reformat në fushën ekonomike etj.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Rinor Evropian u shprehën të entuziazmuar nga kjo eksperiencë në Shqipëri, shprehën vlerësimet e tyre mbi vendet e rëndësishme të historisë së kombit tonë që kishin vizituar në këto ditë si dhe falënderuan kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij dhe të qeverisë në zhvillimin me sukses të këtij aktiviteti të gjerë e të rëndësishëm.

e.n/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE