English

Lirohet nga gjykata edhe Irgen Selfo, i dyshuar për rrahjen e Mero Bazes

Tiranë, 2 Dhjetor NOA - Gjykata e Lartë urdhëroi sot lirimin e Irgen Selfos, një prej të dyshuarve për rrahjen e Mero Bazes disa javë më parë në bar "Capricio" në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u argumentua me nocionin "nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore" që të mbahet në kushte paraburgimi".

Ndërkohë do të vazhdojë procedimi penal ndaj tij.

Irgen Selfo u lirua pak ditë pasi vendim të ngjashëm gjykata dha edhe për Rezart Taçin, bosin e naftës në Shqipëri, pronar i Taçi Oil dhe i ARMO si dhe i disa bizneseve të tjera.

e.r/NOA

KOMENTE