English

Maratona e Fotografisë në Shkup, 12 fotografë nga rajoni shpalosin talentin

Shkup, 2 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Edhe këtë vit, në kuadër të Ditëve të Kulturës shqiptare në Maqedoni u mbajt Maratona e Fotografisë.

Në këtë maratonë, e cila ishte në edicionin e saj të katërt morwn pjesë 12 fotografë nga rajoni.

Ideja e kësaj maratone ishte që të mblidhen një grup fotografësh nga rajoni dhe të punojnë së bashku me qëllim që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e fotografisë. Ata realizuan këtë maratonë me dy tema. Tema e parë ishte "Rebelimi", me të cilën çdonjëri prej tyre në mënyrën e vet të paraqesë rebelimin e brendshëm, të cilin pothuajse e posedon çdonjëri prej nesh.

Sipas fotografëve, kjo temë ishte e vështirë për t'u realizuar në kohë kaq të shkurtër, por gjithsesi u vu re prania e fotografive të suksesshme, në të cilat shihej disharmonia e brendshme e autorit, njëherësh edhe rebelimi ndoshta i padukshëm, por prezent. Tema e dytë ishte "Në harmoni me të kaftën", temë, e cila kishte për qëllim që të gjitha gjërat përreth të vendoseshin në një mënyrë në harmoni me ngjyrat e vjeshtës, të cilat janë kudo prezent. Pas grumbullimit të fotografive u bë prezantimi i një pjese më të madhe të tyre përmes video projektimit, ku ishin prezent të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

 Pastaj u diskutua në një tryezë të rrumbullakët për fotografinë në përgjithësi si dhe për maratonën si ide që po zhvillohet katër vite me radhë në qytetin e Shkupit, duke hedhur idenë e lëvizjes së saj edhe nëpër qytetet e tjera të rajonit. Maratonën e fotografisë e udhëhoqi fotografi Osman Demiri, i cili u shpreh mes të tjerash se

"Mendoj se ideja e kësaj maratone u realizua ne pergjithësi, dhe se me selektimin e fotografive në një rreth më të ngushtë, do të shihet më qartë se sa ka qene e suksesshme ajo, por mbi të gjitha suksesi mbetet në vazhdimësinë e saj dhe pjesëmarrjen gjithnjë e në rritje".

Pas hapjes së ekspozitës me fotografitë e maratonës, të gjitha fotografitë qe do të shiten, do t'i dhurohen Qendrës Ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara në Gostivar.

Â

Â

Â

Â

KOMENTE