Athinë, 2 dhjetor, NOA - Në kuadrin e pranisë së tij në Samitin e ministrave të Jashtëm të 47 vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që po mbahet në kryeqytetin grek, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me homologun slloven, Zbogar.
Ky i fundit e ka njoftuar Metën se në janar Sllovenia do hapë ambasadën në Tiranë. Ndër të tjera, Zbogar theksoi se Shqipëria meriton heqjen e vizave.
Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se në Athinë ministri i Jashtëm, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Athinë.
Dy ministrat kanë rëndë dakord për më shumë bashkëpunim mes Rusisë e Shqipërisë.
n.e/NOA
Â
Â
Â