Tiranë, 2 dhjetor NOA- Pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, jemin Gjana i cili e akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama si vulgar dhe përdhunues, ka reaguar dhe zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.
"Sot pamë një tjetër paradë të ushtarëve besnike të Sali Berishës që përdoren sërish gjuhën e urrejtjes.
Sot pamë sërish ministra, që vazhdojnë të dhunojnë ekranet e familjeve shqiptare, me shpifje dhe gënjeshtra nga më të ndryshmet dhe më monstruozet.
Mesa duket, Jemin Gjana e ka ndritur bujqësinë shqiptare, që ka kurajën të dalë sot e të flasë.
Genc Pollo e ka ndritur arsimin në Shqipëri, që dy ditët e fundit nuk paska pasur ndonjë punë për të bërë, përveç se të shpifë ndaj Partisë Socialiste" tha Imeraj.
Sipas saj opozita, i bën edhe njëherë thirrje Sali Berishës, të gjejë kurajën për të dëgjuar dhe respektuar vullnetin e një populli të tërë, që sot kërkon hapjen e kutive.
"Berishës sot i ka mbetur vetëm një zgjidhje, të hapë kutitë, ose të largohet bashkë me to. Të hapë kutitë, ose për Sali Berishën nuk do të ketë me zgjidhje, por vetëm zgjedhje" përfundoi Imeraj.
k.k/NOA