Shkup, 2 dhjetor, NOA - Aplikimi i vizave për shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës pritet të jetë një nga alternativat që po shqyrtojnë autoritetet qeveritare në Shkup, ndërsa plani po shqyrtohet pranë Ministrisë së Jashtme.
Kjo mësohet nga burime të larta qeveritare, ku siç thuhet kjo çështje po realizohet larg syve të partnerit shqiptar në qeveri. Plani parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa si arsyetim se përse është ndërmarrë do të përdoret fakti se gjoja Maqedonia tanimë ka kaluar në zonën e "Shengenit të bardhë", ndërsa Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në zonën e "Shengenit të Zi".
Në Ministrinë e Jashtme nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje. Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka deklaruar se nuk ka njohuri për ndonjë plan të tillë dhe se sipas tij nuk janë të nevojshme vizat në këtë periudhë të hapjes dhe lëvizjes së lirë.
"Nuk shohim asnjë arsye për të vendosur viza për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës dhe për këtë kemi diskutuar edhe në kuadër të institucioneve. Ky do të ishte një vendim i palogjikshëm dhe nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë", ka theksuar zëdhënësi Duraku. Aplikimi i vizave do të bazohet në ligjin për të huajt, i hartuar dhe miratuar në bazë të standarteve të BE-së, i cili tentohej të aplikohej qysh në vitin 2008, por që u anulua vendimi për Shqipërinë. Në ambasadën shqiptare në Shkup gjithashtu janë hedhur poshtë zërat se mund të ketë vendosje të regjimit të vizave. Ambasadori shqiptar Arben Çejku disa muaj më parë hodhi poshtë zërat se nga 1 janari i vitit të ardhshëm Maqedonia do të vendos regjimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë. Ai ka shtuar se aplikimi i vizave bëhet atëherë kur Maqedonia do të jetë anëtare e barabartë e BE-së. Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës druajnë se Shkupi në mënyrë të fshehtë mund të nxjerrë vendimin që të vendosen vizat, duke nxjerrë arsyetime të ndryshme, por duke pasur edhe miratimin e disa anëtareve të BE-së, se këto vendime janë pjesë e përcaktimeve për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim.
NOA-INA
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â