English

Rikthehen sulmet anarkiste në Greqi, seri bombash ndaj bankave e dyqaneve në Athinë

Athinë, 2 dhjetor, NOA - Kryeqyteti i Greqisë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një valë e re sulmesh, të cilat i kanë rikthyer qytetit atmosferën e sulmeve anarkiste të fundvitit të kaluar.

Mediat greke kanë raportuar se një seri bombash janë hedhur këtë mëngjes kundër bankave dhe dyqaneve në lagjen Kessariani të Athinës.

Më tej, thuhet se ky incident është provokuar nga mëse njëzet persona të maskuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa mundur dot që të bien në duart e policisë.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale, por për fat të mirë asnjë viktimë apo të plagosur.

Duket se lëvizjet anarkiste janë sërish në qendër të këtyre sulmeve, duke risjellë në vëmendje sërish trazirat e disa muajve më parë që tronditën shtetin fqinj, nga të cilat u detyrua të japë dorëheqjen edhe ish-kryeminisri Karamalis e vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Protestat masive dhe sulmet e rebelëve nisën një vit më parë kur policia goditi për vdekje një adoleshent.

n.e/NOA

KOMENTE