English

Scanderbeg", emigrantë festojnë javën e kulturës shqiptare në Parma të Italisë

Parma, 2 dhjetor, NOA - Eshtë i katërti vit që shoqata "Scanderbeg" në Parma me rastin e festës së flamurit 28 nëntorit, organizon javën e kulturës shqiptare. Në këtë atmosferë feste veçantia ishte në dy aspekte thelbësore kulturore, ajo e inaugurimit të ekspozitës fotografike të titulluar "Udhëtimi i parë në Shqipëri" i fotogrofit Edoardo Fornaciari, e cila ka vend në Galerinë e Kolonave, Parma.

Ekspozita u vizitua qysh në orët e para të inagurimit të saj, të shtunën më datën 28 nëntor, nga shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Parma dhe provinca, nga miq italianë si edhe nga gazetarë të shtypit dhe të medias lokale.

Spikat harmonia e ngjyrave dhe thellësia fotografike e ambienteve ku mjeshtri dhe profesionisti, fotografi Edoardo Fornaciari ka përjetuar në atë udhëtim të mrekullueshëm në disa qytete të Shqipërisë dhe sidomos në bregdetin jugor të saj.

Larmia tematike është udhërrëfyese e një kulture të mirëfilltë ballkanase që po stabilizon hyrien e sajë në Evropë.

Me të vërtetë një tabllo e bukur ku publikohet një sintoni jetike e popullit tonë e gërshetuar me sfondin e natyrës së mrekullueshme që i bën refren idesë se turizmi në Shqipëri nuk është aspak i papërgatitur për të kënaqur mysafirët nga e gjithë bota.

Kështu u shpreh dhe vetë fotografi në një intervistë të shkurtër që i drejtoi medias e cila ishte e pranishme në inagurimin e ekspozitës.

Në të njëjtin mjedis, në sallën e konferencave,u zhvillua përkushtimi i mendimit letrar dhe paraqitja e eksperiencës artistike poetike nëpërmjet dy përfaqësuesve të letërsisë, asaj kosovare ku na nderoi me prezencën e tijë, poetit Sali Beqiraj dhe asaj shqiptare nëpërmjet poetes Irma Kurti e cila ka emigruar prej kohësh dhe aktualisht ndodhet në Bergamo.

Emocionuese pasqyrimi i bukur që i bënë të dy poetët poesisë dhe sidomos mendimi i tyre rreth ballafaqimit real të veprës artistike në përgjithësi ku u komentuan në vecanti shumë aspekte kyçe.

Dita e fundit e javës së kulturës u mbyll me një mbrëmje të këndshme ku ishin të pranishëm rreth 200 persona nga familje emigrante shqiptare si dhe kryebashkiaku i qytetit të Parmës, Pietro Vignali bashkë me shumë përfaqësues të tjerë të administratës komunale të qytetit.

Gjatë saj u prezantua edhe modeli e puna që po bën trupi docent i shkollës shqipe e cila është e para në Itali dhe ka të regjistruar 25 fëmijë, ku ushtrojnë pedagogjinë e mësimdhënies 4 mësuese shqiptare.

Ndërkaq, java kulturore vazhdon deri të dielën e ardhshme ku mbaron dhe kurorëzohet me një tjetër takim letrar, ai i promovimit të librit "Trëndafili i bardhë" i shkruar nga gazetarija Violeta Gjoka ku violinista Enxhi Nini do t'i trasmetoi atmosferë lirike, nëpërmjet talentit që ka, faqeve të librit të shkruara nga nëna e saj. anila kadija/Itali

KOMENTE