English

Shalsi thirrje Berishës: Ose hap kutitë, ose do largohesh bashkë me baronët e tokës

Tiranë, 2 dhjetor NOA - "Përshëndesim deklaratën e djeshme të Sali Berishës për luftën kundër baronëve të tokave, madje e mbështetim dhe do ta thellojmë kur ne të jemi në pushtet.

Për momentin, nëse ai vërtetë dëshiron të luftojë baronët e tokave, le ta fillojë me agjencinë e tij të kthimit të pronave dhe me agjentët e sekserët e tij, që u janë turrur pasurive kombëtare mbi tokë dhe nën tokë, duke përfshirë edhe tokat që i ka dhënë me 1 euro".

Ka deklaruar kështu sot deputeti socialist Eduard Shalsi gjatë një dalje publike, duke shtuar se qeveria duhet t'u tregojë shqiptarëve se çfarë të ardhurash dhe përfitimesh kanë krijuar koncesionet dhe licensat që ai ka dhënë për shfrytëzimin e pasurive kombëtare.

"Ne sot po e ndihmojmë Sali Berishën duke i dhënë një listë paraprake me emrat e baronëve dhe sekserëve të tokave, duke i përmendur Argitën, Shkëlzenin, Rrahmanin, Boden, Bashën, Rulin.

Lista do të vazhdojë me emra të tjerë dhe në ditët në vijim, do t'ju vëmë në dispozicion prova e fakte për sa më sipër.

Â

Por, njëkohësisht Sali Berisha, le të demostrojë kredibilitet politik, se një kryeministër të cilit i mungon kurajo për të provuar legjitimitetin e tij nëpërmjet hapjes së kutive, nuk mund të luftojë asnjë nga sëmundjet që e kanë pllakosur Shqipërinë, sëmundje që ky doktor jo vetëm nuk mund t'i shëroj, por po i përkeqëson akoma.

Ndaj i themi: Ose hap kutitë, ose do largohesh bashkë me baronët e tokës." përfundoi Shalsi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE