English

Zhdukja e Remzi Hoxhës, lirohet nga Gjykata e Lartë, Ilir Kumbaro

Tiranë, 2 Dhjetor NOAUpdate - Gjykata e Lartë shpalli para pak minutash vendimin për të shuajtur masën e sigurisë për Ilir Kumbaron, i dyshuar si i përfshirë në zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmen i njohur, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që prej afro 13 vjetësh.

Burimet zyrtare nga Gjykata e Lartë, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se "shuhet masa e sigurisë e vitit 2003 për shtetasin Ilir Kumbaro, sepse ndaj tij, ishte pushuar

çështja penale që në vitin 2003 kohë kur edhe u dha kjo masë sigurie e arrestit me burg".

Ilir Kumbaro është arrestuar bujshëm në Angli disa muaj më parë dhe ai mbahet atje në burg në pritje që autoritetet shqiptare ta ekstradojnë, pasi kanë bërë një kërkesë të tillë për ta ndjekur penalisht në Shqipëri.

Kumbaro përdorte emra të rremë dhe tani, pritet që ai të përballet vetëm me akuzat e thjeshta për falsifikim dokumentesh, pasi u pushua çështja për implikimin e tij në zhdukjen e Remzi Hoxhës.

e.r/NOA

KOMENTE