English

Zv/kryeministri takohet me kryediplomatin rus, "të nxiten lidhjet mes dy vendeve"

Athinë, 2 Dhjetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e OSBE që po zhvillohet në Athinë, zhvilloi një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse z. Sergei Lavrov.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në rajon dhe u diskutua mbi të ardhmen e tij.

Gjithashtu z. Meta dhe z. Lavrov diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në nivel dypalësh dhe mbi realizimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme në fusha me interes reciprok. Â

Dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen për shkëmbimin e mendimeve edhe në organizatat ndërkombëtare, ku të dy vendet janë anëtarë.

Në komunikatën zyrtare, MPJ nuk publikoi nëse mes dy diplomatëve është diskutuar çështja e Kosovës, ku Rusia qëndron në krah të serbëve të Beogradit.

e.r/NOA

KOMENTE