English

Zvicra në protesta kundër referendumit për mosngritjen e minareve në vend

Zyrih, 2 dhjetor, NOA - Eshtë e vërtetë se referendumi për ndërtimin e minareve rezultoi me kundërshtimin e tyre në territorin e Zvicrës, por ky vend gjithsesi, është përfshirë nga protestat pas një vendimi të tillë.

Kështu, në shumë qytete të Zvicrës disa mijëra njerëz kanë demonstruar kundër ndalimit të ndërtimit të minareve pas rezultatit të referendumit që e kundërshtonte një akt të tillë.

Demonstratat më të mëdha bëhet me dijeni se janë zhvilluar në qytetet Lozanë dhe Gjenevë, ku duket se ka një prani më të lartë të komunitetit mysliman në këtë vend, i cili në total përbën rreth 6% të popullatës në gjithë Zvicrën.

Tashmë në Zvicër ekzistojnë 4 minare të ndërtuara, ndërsa kanë qenë rreth 58 % e votuesve të cilët mbështetën nismën e udhëhequr nga Partia Nacionaliste zvicerane e Popullit, për të kundërshtuar ngritjen e mëtejshme të tyre, me argumentin se janë simbol i pushtetit politik islamik.

Ndërkaq, shumë myslimanë kanë shprehur shqetësimin se një masë e tillë mund të përhapej në të gjithë Evropën, duke përfshirë Francën fqinje, e cila ka rreth pesë milion myslimanë, komunitetin më të madh islamik të Evropës perëndimore.

E ky dyshim rezultoi i pranishëm në Hollandë, ku disa parti kërkuan që kjo masë të merrej edhe atje.

n.e/NOA

KOMENTE