English

Akuzat për afera korruptive ndaj bashkisë së Tiranës, Bumçi: Rama ndërtoi mafien e tokës

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Ashtu si një javë më parë kur kryeministri Sali Berisha bëri publike i pari jetën personale sipas tij të turpshme të kreut të PS-së Edi Rama dhe më pas vijuan edhe deputetë të djathtë dhe ministra të deklaronin të njëjtin fjalim në podiume në çdo dalje të tyre, ashtu ka ndodhur edhe me akuzën e fundit të kryeministrit Berisha ku tha dje se Rama ka bërë afera korruptive në bashkinë e Tiranës të cilën e kanë pasuar sot përfaqësues të mazhoranës.

Kështu të njëjtat akuza ka deklaruar sot Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i cili ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama se nuk është i implikuar në dhënien e lejeve të ndërtimit.

"Vetëm një orë pasi kryeministri i vendit paraqiti aferat më të mëdha korruptive të kryera ndonjëherë, afera që kapin shumën rreth 750 milion euro sipërfaqe ndërtimi mbi troje publike dhe grabitje të trojeve private nga klani mafioz i ndërtimit në Tiranë, Edi Rama doli para qytetarëve shqiptarë ashtu siç ka dalë në plazhet publike të botës dhe ju tha se Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka të bëjë me lejet e ndërtimit" tha Bumçi.

"Tu thuash shqiptarëve se unë i firmos lejet por nuk kam lidhje me to është më mirë tu deklarosh moton e Shvejgut "ç'më duhet mua me xhepin tim". Edi Rama po bën rolin e atij që hap kasafortën me doreza dhe betohet se nuk e ka hapur me duart e tij" tha më tej Bumçi.

Ai llogariti se 750 milion euro në 500 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi janë dëshmia e mafies që Rama kë ndërtuar gjatë viteve të qeverisjes së Bashkisë së Tiranës dhe të cilën kjo maxhorancë do ta çmontojë me forcën e ligjit.

k.k/NOA

KOMENTE