English

Albtelecom përuron dyqan modern në qendër të Tiranës, së shpejti 60 të tjera

Tiranë, 3 Dhjetor NOA - Gjigandi i telefonisë dhe shërbimit të Internetit në Shqipëri, ALBtelecom përuroi sot dyqanin më të madh i ndërtuar dhe konceptuar në kushtet bashkëkohore.

Të pranishëm në ceremoninë e Inaugurimit ishte Presidenti i "Calik Holding" për Ballkanin dhe Evropën Jugore, Orhan Coskun, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Dr. Mustafa R. Akdogan, drejtues të ALBtelecom, Eagle Mobile dhe Bankës Tregtare Kombëtare, si pjesë e grupit Çalik në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Akdogan tha se inaugurimi i dyqanit më të madh dhe më modern është vetëm fillimi i ndërtimit të rreth 60 dyqaneve të reja në të gjithë Shqipërinë.

ALBtelecom do të vazhdojë të investojë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, duke transformuar totalisht infrastrukturën dhe duke e përshtatur atë me standardet më bashkëkohore.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Mustafa R. Akdogan tha se prioriteti kryesor i kompanisë më të madhe të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit në Shqipëri, mbetet shërbimi ndaj klientit.

"Duke patur si qëllim kryesor shërbimin ndaj klientit, do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim në të gjithë Shqipërinë. Ky është veçse fillimi i një premtimi që u kemi bërë klientëve tanë në të gjithë vendin. Sigurisht që ky nuk do të jetë i vetmi dyqan i këtyre përmasave. Brenda vitit 2010 kemi në plan të investojmë në ndërtimin e rreth 60 dyqaneve të tjera të standardeve bashkëkohore në të gjithë Shqipërinë", u shpreh Akdogan.

Sipas tij, ALBtelecom në politikat e saj menaxheriale ka adoptuar si parime kryesore, respektimin, kënaqësinë e klientëve dhe konsumatorëve shqiptarë, si dhe u ka dhënë rëndësi vlerësimit dhe stafit të punonjësve.

"Projekti ka gjithashtu si synim të përmirësojë shërbimin dhe të rrisë efikasitetin e strukturave, të cilat kanë komunikim të vazhdueshëm me klientët tanë dhe që ndikon në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve të ofruara nga ne si ALBtelecom", tha Akdogan.

Ai gjithashtu uroi të gjithë klientët e ALBtelecom dhe qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar dyqanin dhe si dhuratë për të gjithë klientët.

Dyqani i sapoinauguruar i ALBtelecom është më i madhi dhe më moderni dhe do të mundësojë një shërbim të kushteve më bashkëkohore për klientët.

Dyqani i ri është një lajm i mirë për qytetarët të cilët do të shohin tani e tutje një kulturë të admirueshme shërbimi.

Në këtë dyqan do të ofrohet shitja e të gjitha produkteve të hedhura në treg nga ALBtelecom si dhe ofrimi i të gjitha shërbimeve, pagesave të faturave të telefonit, abonimet e reja për telefoninë fikse dhe shërbimin e internetit dhe shërbime të tjera.

Për më shumë informacion mbi risitë e Albtelecom dhe ofertat e saj, ju mund të klikoni në spotin publicitar të saj që gjendet në krye të NOA.

e.r/NOA

KOMENTE