English

Bastiset kasaforta e xhamisë në qendër të Tiranës

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Bastiset kasaforta e Xhamisë "Etem Beu" në qendër të Tiranës, policia në kërkim të autorëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qendër tek Sahati kur është konstatuar vjedhja e xhamisë "Etem Beu", me administrator Lutfi Çeka 27-vjeç banues në Tiranë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se persona ende të panjohur kanë hyrë nga dritarja e cila ka qenë e hapur dhe kanë thyer drynin e kasafortën ku kanë marrë 600 mijë lekë.

Forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.

k.k/NOA

KOMENTE