Bruksel, 3 dhjetor, NOA - Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar emrat e katër vazove që do të përfshihen në shortit për kampionatin botëror i cili do të zhvillohet në vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Ky short do të zhvillohet nesër dhe do të përcaktojë në këtë mënyrë edhe grupet sesi ekipet do të ndahen për të garuar gjatë Botërorit.Sipas të dhënave, në vazon e parë bëjnë pjesë ekipet e Afrikës së Jugut, Italisë, Argjentinës, Anglisë, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Brazilit.
Në vazon e dytë mësohet se janë përfshirë vendet e kontinenteve të largëta si SHBA, Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Hondurasi, Meksika dhe Zelanda e Re. Ndërsa në vazon e tretë bëjnë pjesë vendet e Afrikës dhe Amerikës së Jugut me ekipet e Kilit, Paraguajit, Uruguajit, Nigerisë, Kamerunit, Bregut të Fildishtë, Ganës dhe Algjerisë. Vazoja e fundit në shortin e nesërm përfshin rajonin e Evropës Qendrore me ekipet e Francës, Danimarkës, Greqisë, Serbisë, Portugalisë, Sllovenisë, Sllovakisë dhe Zvicrës
n.e/NOA