Tiranë, 3 dhjetor NOA - Ekstradohet nga Italia një 31-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për "vjedhje me dhunë në bashkëpunim".
Valentin Dodaj, 31- vjeç nga Mirdita është ekstraduar sot nga Milano e Italisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, më datë 27 prill të vitit 2000, e ka dënuar atë me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim". Valentin Dodaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Doda në bashkëpunim me shtetasin Martin Doda, më datë 27 shtator të vitit 1998, i kanë rrëmbyer shtetasit Durim Gj., makinën e tij tip Mercedes Benz. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën më datën 29 prill të vitit 2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Valentin Dodaj.
k.k/NOA