Angli, 3 dhjetor NOA - Përfundimisht marrëdhëniet e lojtarit portugez Nani dhe klubit të Manchester United janë në mbyllje.
Lojtari ka kohë që ka polemika me klubin dhe vetë trajneri i United Ferguson ka deklaruar se në qoftë se ekipet kërkojnë ta blejnë lojtarin, ajo mund të arrihet kundrejt një çmimi prej 10 milionë eurosh.
Kjo prishje marrëdhëniesh midis lojtarit dhe Ferguson ka ardhur si rezultat i mosaktivizimit të tij në formacionin bazë të ekipit.
Pasi ka duruar për disa ndeshje Nani nuk ka mbajtur më dhe ka deklaruar se kërkon të largohet nga skuadra, një deklaratë tepër e fortë nga ana e lojtarit.
E njëjta situata ka ndodhur dhe para disa vitesh me ekipin e "djajve të kuq" me mbrojtësin Jap Stam i cili largua nga skuadra për të luajtur në Seria A.
Vihet re se në ndjekje të lojtarit janë shumë klube italiane dhe mbi të gjitha Juventus dhe Fiorentina, të cilave nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ofrojnë 10 milionë euro.
r.b/NOA