English

Humbet rrugën për shkak të mjegullës, makina bie në humnere plagosen 3 fëmijë vdes babai

Pukë, 3 dhjetor NOA - Një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e një 42-vjeçari dhe plagosjen e tre fëmijëve.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Dardhë të Komunës Blerim, rrethi Pukë, kur automjeti tip-Audi me targë K69 KCL Angleze, ka dalë nga rruga, dukë rënë rreth 2-3 metra poshtë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen, rrugës për në spitalin e Pukës drejtusi i mjetit Man Dushaj, 42-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dushaj Komuna Fjerzë, si dhe janë dëmtuar lehtë, pa rrezik për jetën, dy fëmijët e tij dhe nipi përkatësisht D. Dushaj, 13-vjeç, F. Dushaj, 11-vjeç dhe M. Dushaj 9-vjeç, të cilët aktualisht po marrin mjekimin në spitalin e Tropojës.

Në vendngjarje, mbërriti policia e cili ka kreu veprimet e para hetimore, nga ku rezultoi se shkak i këtij aksidenti, mendohet të ketë qenë moti i keq me mjegull.

k.k/NOA

KOMENTE