Tiranë, 4 Dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Për Liri dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi pas mbledhjes së partive opozitare mbrëmjen e së enjtes se do të ketë kundërpërgjigje për provokime të mundshme nga mazhoranca.
"Logjika e takimit ishte që do t'i përgjigjemi çdo provokimi me masë njerëzish kompakte, që do të thotë me protesta masive, ndaj çdo lloj gjuhe provokimi apo gënjeshtre si ato që kemi dëgjuar deri tani", - tha Ngjela.
Ai paralajmëroi se pushteti aktual në rast se do mendojë se do trembi me represion masa kompakte do të jetë gjigande.
"Çdo veprimi alogjik, aligjor dhe të pakontrolluar të këtij kryeministri, do t'i përgjigjet vetëm populli, me forcën e tij sepse sot konstantohet një neveri totale e shoqërisë shqiptare kundër kryeministrit aktual Sali Berisha", - theksoi Ngjela.
Ai sqaroi se ky proces nuk është revolucion, por qëndresë sipas tij, kundër tiranisë.
Ngjela pohoi se nnde nuk është caktuar një datë, por shtoi se ndoshta mbledhja tjetër do caktojë datën, duke siguruar se patjetër që do të ketë një datë sa më të afërt.
Sipas Ngjelës, problemi kryesor është hapja e kutive. "Nëqoftëse nuk hapen kutitë provohet vjedhja votës, manipulimi i votimeve, nuk mundet dot më populli të durojë një qeveri të pavotuar", - përfundoi Ngjela.
e.r/NOA