English

Një fëmijë 3 vjeç humb jetën në Krujë pasi u mbyt në gropë me ujë

Krujë, 3 Dhjetor NOA - Një fëmijë vetëm tre vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Krujë, pasi duke mos qenë në vëmendjen e prindërve, Â u mbyt në një gropë me ujë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Halil të Krujës kur fëmija tre vjeçar Xhuliano Elezi ka dalë nga banesa pa u vënë re nga prindërit dhe, duke dashur të luajë, ka shëtitur i vetëm nëpër pellgjet e ujit, pa ditur sa pikërisht ato do t'i merrnin jetën.

Fëmija vetëm tre vjeç, është gjetur pa jetë nga prindërit. Vogëlushi ishte i mbuluar pothuajse i tëri nga uji, në një gropë para banesës së tij.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila duke folur për hetimet paraprake konkludoi se kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale dhe trupi i të voglit iu dha familjes për ta përcjellë në banesën e fundit.

a.l/e.r/NOA

KOMENTE