Elbasan, 3 dhjetor, NOA - Pasi u siguronte personave të ndryshëm raporte mjekësore të falsifikuara, i pajiste ata me armë gjahu.
Ky ka qenë aktiviteti për të cilin policia në bazë të informatave ndiqte 40-vjeçarin Gugash Çela e që më pas ka mundur ta prangosë në flagrancë në kuadrin e operacionit të koduar "Falsifikatori".
Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ndaluari, ishte me detyrë si roje private tek Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan dhe aty për një periudhë 1-vjeçare u siguronte personave të ndryshëm raporte mjekësore të falsifikuara.
Materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave shëndetësore", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal.
n.e/NOA