English

Operacioni Ndërmjetësi kap shpërndarës droge që bashkëpunonin me dyqane

Elbasan, 3 dhjetor, NOA - Bashkëpunonin me njëri-tjetrin, duke shpërndarë lënë narkotike në dyqane apo pika të ndryshme të qytetit të Elbasanit, por janë mundur të vihen në pranga në kuadër të operacionit "Ndërmjetësi".

Fjala është për një 19-vjeçare me emrin Mirela Çaushi dhe 33-vjeçarin Drita Hida, i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, të cilët janë arrestuar në flagrancë me lëndë narkotike.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilëve ata e shpërndanin në vende të ndryshme lëndë narkotike, konkretisht në një dyqan në lagjen "11 Nëntori" të Elbasanit, ku kishin lënë një sasi prej 10 pakosh transparente si të farmacisë me peshë 65 gram.

Ndërsa gjatë kontrollit të bërë në banesën e Hidës, iu gjend 1 pako transparente, ku gjendej kanabis me peshë rreth 6 gram.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", e cila parshikohet nga neni 283/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE