English

Publikohet sot raporti i Gjykatës së Hagës për Serbinë, kërkohet arresti i Mlladiç

Hagë, 3 nëntor, NOA - Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, do të publikojë sot një raport për nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm të Serbisë me këtë institucion.

Vlerësohet sesi raporti i cili pritet t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të jetë përcaktues për hapat që mund të hidhen për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Parashikohet që në këtë raport Brammertz do të shprehë kënaqësinë e tij me bashkëpunimin e Serbisë por në të njëjtën kohë t'i kujtojë Beogradit se duhet të vazhdojë përpjekjet për të kapur dy personat e fundit që akuzohen për krime lufte dhe që po i fshihen drejtësisë, sidomos Ratko Mlladiç.

Ky raport vlerësohet si jetik për procesin e integrimit të të Serbisë drejt Bashkimit Evropian, mjafton të sjellim ndër mend faktin se Holanda e bllokoi procesin e integrimit të Serbisë në BE vitin e kaluar, duke vënë si kusht arrestimin e personave që kërkohen nga Haga.

n.e/NOA

KOMENTE